13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Pika vaksinimi në universitete për studentët, Rama: Vaksinimi i detyrueshëm, një garanci më shumë për një vit akademik më të mire

- Advertisement -spot_imgspot_img

TIRANË- Prej ditës së djeshme universitet kanë hapur dyert për të vaksinuar studentët përpara fillimit të vitit të ri akademik. Ministria e Shëndetësisë ka ngritur pika vaksinimi në çdo universitet.

Kryeministri Edi Rama u ka kujtuar edhe njëherë studentëve që për tu futur në auditore duhet të bëjnë vaksinën anti-COVID, ndërsa thekson se vaksinimi i detyrueshëm është garanci për nëj vit akademik më të mirë.

“Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Viti i ri akademik do të hapet me 11 tetor, ndërsa vaksimi për studentët dhe pedagogët është bërë i detyrueshëm. Deri më tani, mbi 700 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img