4.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Skënder Minxhozi: Rekrutët dixhitalë që duan të shpëtojnë Berishën (për inat të Ramës)!

Në podiumin e vajit që dominon sot sagën Berisha në PD, hipin e zbresin gjithfarë personazhesh.

- Advertisement -spot_imgspot_img

Nga Skënder Minxhozi

Në podiumin e vajit që dominon sot sagën Berisha në PD, hipin e zbresin gjithfarë personazhesh. Demokratë nostalgjikë të mbetur me sytë dhe mendjen tek mitingjet shurdhuese të Doktorit në vitet ’90, votues fanatikë që janë përbetuar t’i shkojnë pas qerres së tij që në vitin 1992, të djathtë që s’i ngroh Lulzim Basha me humbjet e tij seriale, apo ish-nëpunës e zyrtarë të qeverive të para 2013, që kanë përfituar dikur e shohin t’u preken interesa jetike me ikjen e një figure si Berisha nga skena. Ka më tej, e këtu situata bëhet gjysëm komike, një turmë të madhe gri, amorfe dhe pa kufinj të përcaktuar qartë, që motivohen të ngrenë zërin pro Doktorit, për inat të palës tjetër. Urrejnë Edi Ramën, prandaj janë gati të puthen në distancë me Sali Berishën. Ky detashment rekrutësh me celular në xhep e shumë aktivë në Facebook, televizione e rrjete sociale, është sot fanfara më zëlartë dhe nervoze që e shoqëron dramën e Berishës në çdo orë e ditë të saj, duke e bërë edhe më absurde se ç’është.

Identikiti i përkrahësit të sotëm të Sali Berishës nuk janë më vetëm ata pleqtë në oborrin e Partisë Demokratike që shanin me fjalë të ndyra Lulzim Bashën. Ata janë militatë të sinqertë, që nuk e konceptojnë dot botën pa Berishën. E drejta e tyre. Janë më të sinqertët edhe duke qenë banalë e vulgarë. Por meqë jetojmë në një epokë totalisht dixhitale dhe të dominuar nga rrjeti e mediat, përkrahësit e Doktorit sot janë kryesisht ata që nuk zbresin shesheve, por që thjesht s’e durojnë dot Edi Ramën. Secili për hallin dhe motivin e vet personal.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img