10.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

2 vite burg për Adriatik Llallën, ish-kryeprokurori bëhet zyrtari i parë shqiptar që përfundon në burg

- Advertisement -spot_imgspot_img

2 vite burg për Adriatik Llallën, ish-kryeprokurori bëhet zyrtari i parë shqiptar që përfundon në burg 

Apeli u GJKKO ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me dy vite burg për Adriatik Llalën, ish-Prokurorin e Përgjithshëm. Llalla bëhet kështu zyrtari i parë i lartë që përfundon në burg si rezultat i drejtësisë së re.

Burime bëjnë me dije se Adriatik Llalla ndodhet prej një jave jashtë shtetit për të marrë ndihmë mjekësore në një klinikë private. Nëse ish-kryeprokurori nuk paraqitet pas lënies në fuqi të vendimit, mund të shpallet mandat arresti dhe kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë avokati i Llallës, Sokol Hazizaj u shpreh se vendimi është kopje e shkallës së parë dhe i pabazuar në prova.

“S’kam komunikim për argumente shëndetësore, për një mungesë hetimi nga ILDKPI për të vajtur te procesi penal, nuk ka asnjë gabim administrativ sa i përket deklarimit të pasurisë, unë isha në Gjykatën e Apelit dhe shtrova pretendimet në cilësinë e mbrojtjes ligjore, pastaj është avokati i shtetit që merret me njoftimit”, tha avokati.

Ish-Kryeprokurori është dënuar gjithashtu me 5 vite përjashtim nga postet publike si dhe ia janë konfiskuar 8 pasuri. 

Llalla u zgjodh Prokuror i Përgjithshëm në vitin 2012 dhe e mbajti këtë post deri në nëntor 2017, kur i mbaroi mandati 5-vjeçar. Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave. Ai u hetua edhe për veprën penale të “mosdeklarimit të shumave monetare në kufi”.

Më pas, dosja u dërgua në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe në korrik 2018, gjykata respektive vendosi sekuestron e pronave të ish-Prokurorit të Përgjithshëm,  një apartament 67 metra katrorë në Durrës dhe katër parcela toke me sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 22 mijë metrash katrorë në periferi të Tiranës.

Megjithatë, akuzat u rrudhën dhe SPAK njoftoi të më 9 mars përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tri herë.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img