4.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Situata nga pandemia, 593 raste të reja dhe 11 viktima në 24 orë

- Advertisement -spot_imgspot_img

Shqipëria i është rikthyer shifrave të larta të rasteve të reja dhe fatkeqësisht edhe të viktimave në 24 orët e fundit. Kjo e diel ka regjistruar 11 viktima me COVID-19, duke bërë që kurba e fataliteteve të mos pësojë një ulje prej disa ditësh, e ndërsa sot  539 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Ky bilanc ka ardhur si rezultat i 3345 testimeve, e ndërsa ajo që vihet re është se Tirana është qarku ku janë shënuar jo vetëm numri më i lartë i rasteve të reja, por edhe të viktimave, për t’u ndjekur më pas nga Elbasani.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 11 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana të moshave 65-74 vjeç, 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 57-83 vjeç, 1 qytetar nga Saranda 71 vjeç, 1 qytetar nga Kurini 73 vjeç, 1 qytetar nga Kavaja 74 vjeç, 1 qytetar nga Vlora 82 vjeç, 1 qytetar nga Bulqiza 84 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Edhe shifrat e shtrimeve në spitale flasin për një situatë pandemike jo në kushte të qëndrueshme, ku 30 pacientë nga 222 në total në 2 spitalet COVID në vendin tonë janë në gjendje të rënduar.

Kur kanë kaluar më shumë se 1 vit e gjysmë pandemi, Shqipëria numëron një bilanc të rënduar, 2,640 humbje jete në total dhe 167,893 raste pozitive nga të cilët 11,634 janë aktualisht aktiv me COVID.

Bilanci i COVID

Raste të reja ditore        539

Të shëruar në 24 orë      839

Të shtruar në spitale       222

Humbje jete në 24 orë     11

Testime ditore                 3345

Testime totale              1,184,815

Raste pozitive               167,893

Raste të shëruara           153,619

Raste Aktive                   11,634

Humbje jete                     2,640

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë             5041

Fier                  1139

Durrës             1088

Shkodër          1083

Vlorë               681

Elbasan           603

Lezhë              487

Berat               462

Korçë              329

Kukës              284

Gjirokastër      220

Dibër                217

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img