4.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Zgjedhjet në Gjermani, SPD fiton ngushtë kundër partisë së Merkel! Olaf Scholz i duhet koalicion për të qeverisur

- Advertisement -spot_imgspot_img

Social Demokratët e Gjermanisë (SPD) kanë fituar ngushtë zgjedhjet federale të vendit, duke mposhtur partinë e kancelares në largim Angela Merkel. SPD siguroi 25.7% të votave, ndërsa blloku konservator CDU/CSU në pushtet fitoi 24.1%. Të Gjelbrit arritën rezultatin më të mirë në historinë e partisë së tyre, duke dalë në vendin e tretë me 14.8% të votave.

Tani duhet të krijohet një koalicion për të formuar një qeveri. Kreu i SPD Olaf Scholz tha më herët se partia e tij kishte një mandat të qartë për të sunduar, pasi doli në krye.

Krijimi i koalicionit mundë të zgjasë deri për Krishtlindje. Detyra e pasardhësit është të udhëheqë ekonominë kryesore të Evropës gjatë katër viteve të ardhshme, me ndryshimet klimatike në krye të axhendës. Megjithatë fituesi nuk i merr të gjitha, pasi në Gjermani do të udhëheqë partia që arri të krijojë koalicionin e nevojshëm, ku pretendentë janë edhe konsrevatorët. Faktori vendimtar do të jenë të Gjelbrit dhe FDP.

Është hera e parë që Gjermania po përballet me një koalicion trepalësh, por ky vend ka hyrë në një epokë të re politike dhe bisedimet ende nuk kanë filluar.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img