4.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Bilanc tragjik/ 15 viktima nga COVID! Ulet numri i të infektuarve, sot 594 raste të reja

- Advertisement -spot_imgspot_img

TIRANË- Kjo e martë ka shënuar një tjetër rekord sa i përket numrit të viktimave nga COVID në 24 orët e fundit. Sot janë shënuar 15 humbje jete, e ndërsa janë konfirmuar pozitiv me këtë virusi 594 persona, 211 prej të cilëve në Tiranë. Kryeqyteti mban edhe numrin më të lartë të viktimave të shënuara.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 pesëmbëdhjetë qytetarë: 7 qytetarë nga Tirana të moshave 64-88 vjeç, 2 qytetarë nga Kavaja të moshave 71 dhe 85 vjeç, 2 qytetarë nga Berati 72 dhe 80 vjeç, 1 qytetar nga Fieri 59 vjeç, 1 qytetar nga Durrësi 67 vjeç, 1 qytetar nga Kurbini 74  vjeç dhe 1 qytetare 80 vjeç nga Vlora”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Fatmirësisht ka pasur një përmirësim të lehtë të situatës në 2 spitalet COVID në vendin tonë, ku janë të shtruar 177 pacientë, nga 189 që ishin dje. 25 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht janë 10436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja

211 qytetarë në Tiranë, 44 qytetarë Shkodër, 33 në Vlorë,  29 në Sarandë, 27 në Elbasan, 26 në Durrës, 25 në Fier, 16 në Lushnje, 15 në Kukës, 14 në Gjirokastër, 12 në Berat, 11 në Lezhë, 10 në Vorë, Gramsh, 7 në Malësi e Madhe, Kurbin, Krujë, Kamëz, Mallakastër, Dimal, 6 në Devoll,  5 në Memaliaj, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kavajë, Divjakë, Himarë, Pogradec, Skarapar,  3 në Has, Mirditë, Dibër, Korçë, 2 në Konispol, Këlcyrë, Tepelenë, Kuçovë, Poliçan, Librazhd, 1 në Tropojë, Patos, Delvinë, Përmet, Kolonjë, Cërrik.

Statistika (28 Shtator 2021)

Raste të reja ditore        594

Të shëruar në 24 orë      984

Të shtruar në spitale       177

Humbje jete në 24 orë     15

Testime ditore                 2183

Testime totale              1,193,944

Raste pozitive               168,782

Raste të shëruara         155,678

Raste Aktive                   10436

Humbje jete                     2,668

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4,721

Fier                  975

Durrës             996

Shkodër          911

Vlorë               584

Elbasan           535

Lezhë              408

Berat               398

Korçë              266

Kukës              248

Gjirokastër      204

Dibër                190

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img