TIRANË- Ervin Bushati nuk arriti që të merrte një mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit, e megjithatë, ai ka marrë një post shumë të rëndësishëm.
Bushati është emëruar në krye të Postës Shqiptare, e ndërsa prezantimi i tij si drejtor i këtij Institucioni të rëndësishëm do të bëhet nesër në orën 14:00. Më herët ky post ishte mbajtur nga Laert Duraj, edhe ky i fundit një kandidat i PS-së, i cili nuk mori një mandat në zgjedhjet e 2017.
Ervin Bushati ishte i renditur i treti në listat e PS për Tiranën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por nuk arriti të merrte mjaftueshëm vota për të siguruar mandatin e deputetit. Vendin e tij e zuri Fatmir Xhafaj, i cili theu herësin dhe mori një karrige në Kuvend.