TIRANË- Pushimet në Shqipëri për një familje nga Zvicra për pak sa nuk u kthyen në tragjedi. Avioni i vogël, model ‘Beechcraft’ me regjistrim zviceran HB-EFH me të cilin po udhëtonin ka bërë ulje të detyruar në Aeroportin e Rinasit, rreth orës 16:15, pasi nuk iu hap rrota e parë. Në bord ishin 4 persona, piloti dhe babai me 2 fëmijët e tij të gjithë shtetas zvicerian, të cilët fatmirësisht të katërt gëzojnë shëndet të plotë.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje fluturimet u pezulluan për 1 orë e 45 minuta. Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista dhe më pas rinisën fluturimet.