TIRANË- Turin e paralajmëruar të Ballkanit, presidentja e Komisionit Europian, e nisi me Tiranën. Ursula Von der Leyen erdhi së bashku me lajme shpresëdhënëse për një Shqipëri drejt familjes europiane, ku tha se Konferenca e Parë Ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërisë pritet të mbahet brenda këtij viti.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen e vlerësoi Shqipërinë për reformat, duke deklaruar se tani është koha që Bashkimi Europain të mbajë fjalën e të veprojë, pasi këtë gjë ia ka borxh rinisë shqiptare. Ndërsa kreu i qeverisë solli në vëmendje premtimin e vazhdueshëm për çeljen e negociatave, Ku KE ka disa vite që jep rekomandime pozitive, por që gjithmonë del nga një arsye për të mos e lejura dhe këtë herë del bllokimin nga Bullgaria, që sipas Ramës ka marrë peng procesin.
Sa i përket nismës “Open Balkan”, Von der Leyen shprehu mbështetje të plotë, për sa kohë nuk del nga kornizat e procesit të Berlinit dhe siguron gjithpërfshirjen. Ndërsa Rama, sqaroi se kjo nismë, lindi si nevojë për përshpejtim të zhvillimit të Ballkanit dhe është vazhdimi i procesit të Berlinit, por thjeshte ecën me ritme më të shpjeta se ajo.
Gjatë vizitës së saj Von der Leyen u takua edhe me Presidentin Meta dhe mori pjesë në përurimin e një shkolle fillore në Qerek të Krujës, e rindërtuar me financime nga BE.
Vizita e Presidentes së KE në vendin tonë vjen pas vizitës së Kancelares gjermane Angela Merkel, e cila nënvizoi se Ballkani Perëndimor ka shumë miq në Europë, duke kërkuar nga BE të mbajë fjalën për integrimin e Rajonit. Po ashtu ku udhëtim i Von der Leyen vjen para samitit BE-Ballkan Perëndimor, që do të mbahet më 8 tetor në Slloveni, ku në fokus do të jetë procesi i zgjerimit.