4.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Kroacia merr vendimin/ Nga e hëna punonjësit shëndetësor me vaksinë ose tampon, pezullim nga puna nëse nuk e zbatojnë

- Advertisement -spot_imgspot_img

KROACI- Nga java e ardhshme edhe Kroacia do t’iu kërkojë punonjësve të shëndetësisë që të vaksinohen ose të paraqesin një test negativ PCR. Lajmi u bë me dije nga ministri i Shëndetësisë, Vili Berosh, i cili theksoi se nëse punonjësit nuk do e zbatojnë vendimin nuk do të lejohen në punë dhe as buk do të paguhen.

“Ata që nuk duan të vaksinohen, të testohen apo nuk e kanë tejkaluar koronavirusin, nuk do të lejohen të shkojnë në vendin e punës dhe nuk do të marrin pagën”, ka thënë ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh në një transmetim televiziv.

Kroacia ka raportuar të martën 1.061 raste të reja me koronavirus dhe 8 viktima, ndërsa i të infektuarve është rritur në javët e fundit. Aktualisht janë mbi 7.000 raste aktive dhe 738 persona janë duke marrë trajtim në spital.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img