10.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Ervin Bushati prezantohet si drejtor i Postës Shqiptare: Privilegj dhe përgjegjësi për mua

- Advertisement -spot_imgspot_img

TIRANË- Ervin Bushati është prezantuar ditën e sotme si drejtori i ri i Postës Shqiptare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati e konsideron privilgjegj, por njëkohëisht edhe përgjegjësi marrjen e kësaj detyre.

“Privilegj dhe përgjegjësi marrja e detyrës së administratorit në Postën e Shqipërisë. Posta ka lindur me shtetin si shërbim ndaj publikut: Shërbimi ndaj publikut është Misioni ynë! Shqipëria2030- qenie që ne të gjithë bashkë po e ndërtojmë, duke ditur rolin e rëndësishëm që kanë këto institucione për qytetarët. Jemi një rrjet fibrash tregtare, ekonomike, financiare, logjistike dhe virtuale”, shkruan Bushati.

Kujtojmë që ditën e djeshme Ervin Bushati u emërua drejtori i Postës Shqipatre, ndërsa më herët këtë post e mbante Laret Duraj. Bushati ishte i renditur i treti në listat e PS për Tiranën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por nuk arriti të merrte mjaftueshëm vota për të siguruar mandatin e deputetit. Vendin e tij e zuri Fatmir Xhafaj, i cili theu herësin dhe mori një karrige në Kuvend.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img