KOSOVË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ditën e sotme do të vizitojë Kosovës. Kjo vjen si pasojë e turit të saj në Ballkan dhe pas vizitës së zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë dhe Shkup.
Udhëtimi i saj drejt Ballkanit, vjen edhe disa ditë para samitit të BE-Ballkan Perëndimor, që do të mbahet më 8 tetor në Slloveni, në fokus do të jetë procesi i zgjerimit.
Kryekomisionerja zhvilloi takimin me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa takimi u bë me dyer të mbyllyra. Me pas Von der Leyen do të takojë kryeministrin Albin Kurti, ku do të mbajnë edhe një konferencë për mediat.
Agjenda, 29 Shtator 2021
09.00 Takimi me Presidenten Vjosa Osmani
Vendi i takimit: Krahu i Presidentes, Kuvendi i Kosovës (mundësi fotografimi para takimit)
10.00 Takimi me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti
Vendi i takimit: Zyra e Kryeministrit (mundësi fotografimi jashtë ndërtesës)
11.00 Vizita në Kopshtin ‘Cicërimat’, konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Kurti