Prej dhjetë ditësh rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak, janë të bllokuara nga qytetarët serbë, të cilët po kundërshtojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin e targave. Ata kanë bllokuar rrugët me kamionë dhe vetura ndërkohë që kanë vendosur edhe tenda për të qëndruar aty. Mediat në Kosovë raportojnë se këtë të mërkurë janë vendosur edhe tre kamionë me zhavor, duke vështirësuar qarkullimin në atë zonë. Barrikadat e reja janë vendosur përtej urës mbi Liqenin e Ujmanit. Po ashtu në mëngjes është parë numër më i madh protestuesish.
Ditën e sotme Kosova dhe Serbia do të takohen në Bruksel pas situatës së krijuar në very, por që ende nuk është e sigurte se cili do të jetë roli i zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit amerikan, Gabriel Escobar.
Kjo, meqë nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë është konfirmuar që ai do të marrë pjesë në diskutime, derisa nga Brukseli kanë thënë se në diskutime janë vetëm tre palë Kosova, Serbia dhe BE dhe se të tjerët e mbështesin dialogun vetëm nga jashtë.