13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

‘Efikasiteti i gjykatave, qëllim kryesor’, Soreca: Reforma në Drejtësisë duhet të konsolidohet tani

- Advertisement -spot_imgspot_img

Reforma në Drejtësi duhet të konsolidohet tani. Ky ka qenë mesazhi i qartë i ambasadorit të BE në Tiranë Luigi Soreca gjatë takimit të zhvilluar me ministrin e ri të Drejtësisë Ulsi Manja.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ Soreca ka bërë me dije se fokusi i diskutimit me Manjën ishte Reforma në Drejtësi dhe se sipas tij, efikasiteti i gjykatave është qëllim kryesor.

Sot takova ministrin e sapoemëruar të Drejtësisë, z. Ulsi Manja. Reforma e Drejtësisë duhet të konsolidohet tani, dhe efikasiteti i gjykatave dhe pavarësia e magjistratëve janë qëllimet kryesore. Ne diskutuam rolin e institucioneve të verifikimit dhe të Shkollës së Magjistraturës, si dhe punën e vazhdueshme në hartën gjyqësore. Reforma e sistemit të drejtësisë vazhdon me mbështetjen e Bashkimit Evropian.”, shkruan Soreca.

Kujtojmë se zyrtari i parë i lartë i dënuar me burg që nga miratimi i Reformës në Drejtësi është ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i dënuar për mosdeklarim dhe fshehje të pasurisë.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img