11.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Lezhë/ Kultivuan 83 rrënjë kanabisi, në pranga 52-vjeçarja, shpallet në kërkim bashkëshorti dhe djali i saj! Arrestohet një tjetër për armëmbajtje pa leje

- Advertisement -spot_imgspot_img

LEZHË- Një grua ka rënë në pranga pasi është konstatuar nga efektivë e policisë së Lezhës duke kultivuar kanabis. Mësohet se bashkëshorti i saj, por edhe djali janë shpallur në kërkim.

Burime bëjnë me dije se 52-vjeçarja është identifikuar si Albina Cali, bashkëshorti dhe djali i saj, përkatësisht si, F. C., 55 vjeç dhe A. C., 22 vjeç.

Familja kishte kultivuar 83 rrënjë kanabisi, në një tokë në pronësi të tyre.

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.

Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një i ri për shkak se po lëvizte me armë zjarri pa leje në makinë. Gjatë kontrolli policia konstatoi armën e zjarrit pistoletë, e bëri të mundur sekuestrimin e saj. 22-vjeçari, Ronaldo Lleshaj është ndaluar në zonën e quajtur “Ura e Milotit”, në Kurbin, ku gjithashtu efektivët kanë bërë sekuestrimin e makinës tip “Peugeot” dhe një krehër me fishekë.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img