10.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Zgjedhjet e 25 prillit/ Delegacioni i OSBE-së në KQZ, Celibashi: Rekomandimet që morëm do shërbejnë si pika referimi për përmirësim

- Advertisement -spot_imgspot_img

Pas takimeve me përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës, delegacioni i OSBE/ODIHR, kryesuar nga Urszula Gacek ka shkuar sot në zyrën e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi.

Vetë kreu i KQZ, ka pasqyruar takimin përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se rekomandimet e OSBER/ODIHR do të shërbejnë si pika referimi për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë së KQZ, për të adresuar shqetësimet e ngritura në raportin për zgjedhjet e 25 prillit.

 “Në emër të KQZ, i shpreha mirënjohjen Ambasadores Urszula Gacek për vlerësimet realiste të OSBE-ODIHR për aktivitetin e KQZ. Rekomandimet do të shërbejnë si pika referimi për përmirësimin e mëtejshëm të veprimtarisë së KQZ, në adresimin e shqetësimeve të ngritura në raport”- shkruan Celibashi në Twitter.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img