10.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Ambasadorja franceze në takim me Nikollën: Franca mbështet mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë

- Advertisement -spot_imgspot_img

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla,ka pritur në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq, e cila e uroi për marrjen e detyrës së re. Ambasadorja Barsacq shprehu vullnetin e Francës për të vazhduar e intensifikuar bashkëpunimin me Shqipërinë.

Siç njofton zyra e shtypi, një çështje diskutimi ishte edhe mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë, ku Nikolla tha se vendi ynë është gati për këtë hap.

Politika e jashtme e Shqipërisë është qind për qind në koherencë me politikën e jashtme të BE-së. Ne kemi përmbushur pesë prioritetet, kushtet e Bundestagut gjerman si edhe  kushtet e Këshillit të Marsit 2020 dhe jemi gati të ulemi në Konferencën e parë Ndërqeveritare me BE, brenda vitit 2021. Metodologjia e re e rishikuar e zgjerimit duhet të vlerësohet si një hap i ri për të ruajtur e mbështetur progresin e integrimit në BE të rajonit, veçanërisht hapjen e negociatave të pranimit të Shqipërisë. Procesi i integrimit në BE bazohet në meritat e çdo vendi, duke bërë kujdes që të mos pësojë krisje  nga qëndrimet e ndonjë vendi anëtar. Përsa i përket Kuvendit, me opozitën si pjesë aktive  tij, unë do të bëj të mundur lehtësimin e bashkëpunimit për reformat dhe shërbimin ndaj qytetarëve”, tha Nikolla.

Kryetarja Nikolla vlerësoi edhe angazhimin e Francës dhe të Presidentit Macron në Ballkanin Perëndimor si edhe në nxitjen e mbështetjen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Ambasadorja Barsacq u shpreh se Ambasada do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ndërparlamentar dhe intensifikimin e kontakteve midis deputetëve të të dy vendeve. Ajo e informoi Kryetaren Nikolla edhe mbi qëndrimin më të fundit të Francës në favor të mbajtjes së Konferencës së parë Ndërqeveritare brenda vitit 2021.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img