13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

COVID-19 në vendin tonë/ 647 raste të reja dhe 7 viktima në 24 orët e fundit

- Advertisement -spot_imgspot_img

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 7 viktima dhe 647 raste të reja për shkak të COVID-19. Viktimat janë të moshave nga 47-79 vjeç, ndërsa qarku me infektimet më të larta janë Tirana, Durrësi dhe Shkodra. Të infektuar aktiv në të gjithë vendin janë 9,499 pacientë aktivë me COVID-19.

Nga 4,139 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 647 qytetarë, në këto bashki: 256 qytetarë në Tiranë, 37 në Durrës, 31 në Shkodër, Kamëz, 29 në Elbasan, 24 në Fier, 22 në Kukës, 21 në Berat, 17 në Sarandë, 16 në Krujë, Vlorë, 12 në Lushnje, 9 në Lezhë, Mallakastër, 8 në Pogradec, 7 në Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, 6 në Dibër, Gramsh, 5 në Vorë, Patos, Divjakë,  Korçë, Dimal, Cërrik, Peqin, 4 në Vau i Dejës, Memaliaj, Devoll, Kuçovë, 3 në Përmet, Tepelenë, 2 në Fushë Arrëz, Himarë, Poliçan, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Mirditë, Shijak, Mat, Rroskovec, Selenicë, Maliq, Kolonjë, Skrapar. 

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 shtatë qytetarë: Një qytetare 47 vjeç nga Burreli, dy qytetarë nga Fieri 58 dhe 60 vjeç, një qytetar 61 vjeç nga Gjirokastra, një qytetar 63 vjeç nga Vlora, dy qytetarë nga Tirana 71 dhe 79 vjeç.

Janë shëruar 964 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 158,574 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Tetor 2021)

Raste të reja ditore        647

Të shëruar në 24 orë      964

Të shtruar në spitale       161

Humbje jete në 24 orë     7

Testime ditore                 4,139

Testime totale              1,206,855

Raste pozitive               170,778

Raste të shëruara           158,574

Raste Aktive                   9,499

Humbje jete                     2,705

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             4,235

Durrës             1006

Fier                  802

Shkodër          795

Vlorë               551

Elbasan           51

Berat               383

Lezhë              364

Korçë              263

Kukës              213

Gjirokastër      211

Dibër               163

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img