13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Koreja e Veriut bën provë të re me raketë anti-ajrore

- Advertisement -spot_imgspot_img

Koreja e Veriut ka testuar ditën e djeshme një raketë anti-ajrore. Ky është testi i katërt i armëve në më pak se një.

Testi i ditës së djeshme vjen disa ditë pasi Koreja e Veriut lëshoi ​​një raketë të re hipersonike, e cila mendohet të ketë aftësi bërthamore. Testimi i raketës u bë nga akademia e mbrojtjes.

Përfaqësues nga kryeqyteti Pheniani thanë se armët janë të nevojshme për vetëmbrojtje, duke akuzuar SHBA dhe Korenë e Jugut për “standarde të dyfishta”.

Testet e fundit po shihen si një shenjë e qartë se Koreja e Veriut nuk ka ndërmend të ngadalësojë prodhimin e armëve.Sipas lajmeve shtetërore KCNA, raketa e re kundërajrore tregoi performancë të jashtëzakonshme luftarake.

Testi i raketës erdhi një ditë pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un zgjati një degë ulliri drejt Jugut, duke thënë se ai donte të rivendoste një linjë telefonike vitale komunikimi mes tyre.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img