4.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

‘Makth me sy hapur’ për vajzat në Selanik: Nëna na ngacmonte seksualisht dhe na prostituonte, i lutesha të më ndihmonte dhe ajo ikte

- Advertisement -spot_imgspot_img

GREQI- Një makth me sy hapur kanë përjetuar dy vajza të moshës 20 dhe 15 vjeç, nga nëna e tyre e cila i ngacmonte seksualisht dhe i prostituonte në Selanik, të Greqisë.

“Ishin të tmerrshëm, nëna ime më përdhunoi. Ata na kanë shkatërruar jetën”, tha vajza 20-vjeçare për “Mega”.

Me detaje rrëqethëse, ajo tregoi ditët kur nuk trurin e kishte të mpirë dhe trupin po ashtu nga veprimet e turpshme të së ëmës.

“Kishte netë që nuk reagoja dot. Nuk mund të lëvizja teksa më përdhunonte. Nuk mund të vazhdoj të jetoj kështu. Gjithmonë i thosha se trupi im më përket mua dhe se nuk dua më të më preki, por ajo bërtiste. E gjuaja, e shtyja, i lutesha të ndalonte por ajo vazhdonte”, tha ajo.

Vajza e mitur, vetëm 15-vjeç, përshkroi ditën kur i lutej nënës së saj me dënes ta shpëtonte nga duart e “pista” të të dashurit të saj.

 “Mami dhe i dashuri i saj me futën në dhomë dhe më detyruan të shtrihem në krevat. Ai më pas më ngacmoi, më hoqi rrobat dhe…Mamaja rrinte e na shihte, i thashë se kjo gjë nuk më pëlqen, por ajo më tha se duhet të qëndrojë. I kërkova të më ndihmonte dhe ajo iku.”, tha ajo.

“Mami im më prostituonte, kishte gjetur një mënyrë për të fituar të ardhura. Kjo ishte filozofia e saj si nënë.”, treguan vajzat.

Lidhur me çështjen e rëndë që ka tronditur vendin fqinj orët e fundit foli edhe avokati i tyre, i cili tha se ka prova konkrete që zbulojnë se gjithçka që kanë dëshmuar vajzat janë të vërteta.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img