13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Vranë arkitektin italian në sy të djalit dhe gruas teksa i grabisnin shtëpinë, në pranga 3 shqiptarë në Torino

- Advertisement -spot_imgspot_img

Tre shqiptarë u ndaluan nga karabinierët ditën e sotme në Itali për vrasjen e arkitektit italian Robereto Mottura, 50-vjeçarit të vrarë qershorin e kaluar në shtëpinë e tij në Piossasco (Torino). Shqiptarët e vranë teksa ishin duke i grabitur shtëpinë. Arkitekti kishte humbur jetën para syve të gruas dhe djalit të tij.

Tre shqiptarët, të filtruar nga qarqet hetimore, rezultojnë të gjithë të parregullt, madje njëri me urdhër dëbimi.

Menjëherë pas arrestimit, fjalët e Enrico Mottura, vëllait të Robertos ishin:  “Tani karabinierët më kanë thirrur: i kanë marrë. Vrasësit e vëllait tim janë arrestuar dhe tani shpresoj që ata të kalben në burg . Unë me të vërtetë shpresoj që kjo histori të ketë arritur një pikë kthese. Shpresoj kështu për familjen e vëllait tim, për prindërit e mi, për të gjithë ne. Këta muaj kanë qenë të tmerrshëm ”, shtoi ai kur u pyet për La Stampa.

“Ata janë hajdutë. Një grup hajdutësh që shkuan rreth e qark të armatosur. Por mendoni pak: për një vjedhje ata vrasin një person për të marrë katër objekte. E gjithë kjo është e çmendur, “këmbëngul ai.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img