11.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Mitsotakis: Kundër vetos bullgare, po mban peng Shkupin dhe Ballkanin

- Advertisement -spot_imgspot_img

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis deklaroi se nuk pajtohet me veton e vendosur nga Bullgaria ndaj anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Ai e bëri të qartë qëndrimin e tij se pranimi i Ballkanit në Bashkimin Europian, duhet të përshpejtohet.

“Sigurisht, Ballkani Perëndimor nuk mund të mungojë në diskutimin tonë. Me këtë në mendje do të shkojmë në samitin e Lubjanës. Ne u pajtuam që procesi i pranimit në Ballkanin Perëndimor duhet të përshpejtohet në mënyrë që të parandalohet kthimi i rajonit në një vatër problemesh të reja.Gadishulli Ballkanik është evropian; prandaj dhe e ardhmja e tij mund të shihet vetëm përmes BE”, thuhet në një deklaratë të zyrës së kryeministrit grek.

Kur ishte në opozitë, partia Demokracia e Re e Mitsotakis votoi kundër marrëveshjes së Prespës për ndryshimin e emrit e cila i hapi rrugën Shkupit për t’u bashkuar me BE.

Megjithatë, pas marrjes së pushteti ai bëri një kthesë të fortë dhe e mbështeti plotësisht perspektivën europiane të shteti fqinj.

Shqipëria dhe Maqedona e Veriut, po trajtohen nga BE së bashku për hapjen e negociatave. Vetoja e vendosur Bullgaria Shkupit, po mban peng edhe Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit në BE.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img