4.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Klubi nuk pranon dorëheqjen, Longo vijon si trajner i Kukësit, ja arsyeja përse kërkoi largimin

- Advertisement -spot_imgspot_img

Diego Longo do vazhdojë të jetë trajner i Kukësit edhe pas dhënies së dorëheqjes. Drejtuesit verilindor nuk e kanë pranuar vendimin e trajnerit dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët që bashkpunimi të mos ndërpritet.

Burime afër trajnerit bëjnë me dije se atij nuk i pëlqejnë ndërhyrjet që bëhen në formacion, arsye për të cilën kërkoi edhe largimin. Aktualisht ai është larguar nga Shqipëria, por brenda pak ditësh do të kthehet për të vijuar punën me verilindorët, që të dielën u mposhtën 2-3 nga Teuta për javën e katërt të Superligës.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img