13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Pas dy vitesh pandemi, orët e mësimit do zhvillohen 45 minuta, nxënësit kthehen në shkolla pa turne

- Advertisement -spot_imgspot_img

Pas dy vitesh pandemi, nxënësit e arsimit parauniversitar do t’i kthehen normalitetit dhe në bankat e shkollës tashmë do të ulen për t’i zhvilluar orët e plota, 45 minuta dhe jo më 30 minutëshe. Ndërkohë që do të hiqen turnet në të gjitha shkollat, por vlen të theksohet se masat anti-COVID duhet të zbatohen në çdo ambient.

Vendimi për t’i kthyer orët e plota në shkolla u mor nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, pas vlerësimit të situatës epidemiologjike në vend, teksa lajmi u bë me dije nga ministrja e arsimit Evis Kushi dy ditë më parë.

Zhvillimi i mësimit me turne ishte kthyer në një shqetësim për prindërit, pasi sipas tyre fëmijët nuk po i  merrnin dijet e plota. Për këtë arsye ata po nënshkruanin një peticion ku do t’i kërkonin Ministrisë së Arsimit heqjen e orëve 30 minuta, por vetëm në 3 ditë nga kjo nismë vendimi ndryshoi.

Vaksinimi për mësuesit është i detyruar, ndërsa Ministrja Kushi ka bërë me dije se deri më tani janë vaksinuar mbi 88% të mësuesve, ndërkohë që procesi po vijon. Për të gjithë ata mësues që do të refuzojnë vaksinimin, alternativa tjetër është që të paraqesin një test COVID çdo javë, për të vërtetuar se nuk janë infektuar.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img