Bashkia e Tiranës ka filluar prej disa javësh të rregullojë trotuaret e rrugëve të Tiranës dhe rrugët ku kalojnë përditë qindar mijëra qytetarë. Nga një vëzhgim që Kuqezi zhvilloi në zonën e Bllokut rezulton se Bashkia ka hapur trotuarët nga të dyja anët, duke krijuar jo pak problem për këmbësorët.
Madje në disa raste ka patur rrezik për aksidente të nënave ku nuk kishin ku të lëviznin me karroca fëmijët e vegjël duke u detyruar të ecnin në rrugën ku kalojnë makinat. Kjo situatë ka sjell rrezik të madh për qytetarët, ndërkohë që Bashkia Tiranë mund të hapte një krah të trotuarit ta rregullonte dhe pastaj tjetrën, pra jo të gjitha njëkohësisht!

