10.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Përkeqësohet moti në Bosnjë, reshjet e borës shkaktojnë probleme në rrugë, aksidentohen disa makina

- Advertisement -spot_imgspot_img

Reshjet e para të borës këtë sezon, gjatë fundjavës shkaktuan probleme të mëdha në trafiku në zonat malore në Bosnje-Hercegovinë.

Sipas raportimeve, shoferët e kamionëve kishin probleme, por edhe automjetet e pasagjerëve qarkulluan me vështirësi.

Gomat verore në automjete dhe një shtresë e hollë dëbore që u shndërrua në akull në disa pjesë gjithashtu shkaktuan aksidente në trafik. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Drejtuesit këshillohen të përshtatin drejtimin e tyre me kushtet e rrugës dhe të përgatisin gomat dhe pajisjet e dimrit nëse planifikojnë një udhëtim mbi qafat malore.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img