4.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Po përgatisnin sulme terroriste, 5 të arrestuar në Kosovë, gjenden eksplozivë dhe armë

- Advertisement -spot_imgspot_img

KOSOVË– Pesë persona kanë rënë në pranga në Kosoës, pasi dyshohet se do të kryeninin sulme terroriste. Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë me dije se këta persona janë arrestuar pas një hetimi disa mujor, ku operacioni është zhvilluar nga Drejtoria Kundër Terrorizmit.

Gjatë bastisjes janë gjetur materie eksplozive, armë të zjarri, dron, si dhe armë anti-tankë.

“Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me  veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”  nga neni 364  paragrafi 2 i KPRK-së”, thuhet nga prokuroria.

Prokuroria njofton se personat e njëjtë dyshohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img