10.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

RTSH, abuzime me naften dhe rikonstruksionin e godinave!

- Advertisement -spot_imgspot_img

Ekskluzive!

Pas arrestimin të ish drejtorit të Përgjithshëm të RTSH Thoma Gëllci dhe disa punonjësve për tenderin e blerjes së pajisjeve për RTSH AGRO, dyshimet janë për të tjera raste shkelje. Redaksia e rocknews.al ka mësuar se RTSH ka filluar rikonstruksionin disa stacioneve në rrethe ne 2018. Por që rezultojnë se janë me procedura shumë problematike. RTSH në fillimin e punimeve nuk ka hartuar një analizë kostoje të saktë për 80 % të preventivit, me një vlerë prej 67 milion lekësh të reja. Konkretisht rezulton se nuk është realizuar një analizë kostoje për kategoritë Punëtori, Transport, Makineri dhe Materiale. Gjithashtu, zërat nuk janë ndarë sipas kategorive përkatëse të cilat duhet të ishin pasqyruar si: Punime ndërtimi; Punime teknologjike dhe të montimit etj.

Por një tjetër shkelje duket se është edhe për depozitat e karburantit në stacionet e ndryshme. Në mënyrë të ngjashme si në rastin e procedurës me objekt ‘Furnizim vendosje depozita karburanti dhe sistem monitorimi të pikave të transmetimit të rrjetit DVB -T2 -viti 2018’ është vepruar edhe me procedurën me objekt ‘Furnizim vendosje depozita karburanti dhe sistem monitorimi të pikave të transmetimit të rrjetit DVB -T2 -viti 2019’ për të cilën Autoriteti Kontraktor nuk ka siguruar mirë përdorimin e fondeve publike dhe transparencë për shpenzimet e parashikuara në shumën 40,393,040 lekë pa TVSH. Për rrjedhojë rezulton se Grupi i Punës i cili ka bërë edhe përcaktimin e fondit limit në lidhje me këto tre procedura nuk ka siguruar mirë përdorimin e fondeve publike dhe transparencë për shpenzimet e parashikuara në shumën 122 milion lekëve pa TVSH.

rocknews.al disponon nje dosje te plote qe do ta publikoje pjese pjese, ku ka shkelje flagrante te ligjeve.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img