TIRANË- Në mbedhjen e zhvilluar ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka emëruar 3 zëvëndësministra të rinj.
Gazetari Enio Civi është emëruar zv.ministër në ministrinë e Bujqësisë, ndërsa nga ky post është larguar Dhimitër Kote.
Në kabinetin e Ministrisë së Turizmit, shtohet zëvendësministrja e re Vilma Bello, që vjen nga radhët e Partisë Socialiste, ndërsa është larguar Ornela Çuçi. Pas emërimit të Bellos, flitet se në krye të Agjensisë së Zhvillimit të Turizmit do vendoset Ori Kuçi, por ende nuk ka një njoftim zyrtar.
Lëvizje ka pasur edhe te ministria e Shëndetësisë ku është liruar nga detyra pas 8 vitesh, zëvendësministrja Bardhylka Kospiri dhe në vend të saj është emëruar Denada Seferi.
