KORÇË- Dëbora e parë ka mbërritur në Korçë. Qytetarët e zonës së Panaritit janë zgjuar nën madhështinë e bardhësisë këtë mëngjes.
Temperaturat janë ulur ndjeshëm në Korçë, ku tashmë termometri ka shënuar 3 gradë celsius.
Dëborën e parë për këtë vit nuk e ka pritur vetëm Korça, por reshje bore ka pasur edhe në Malin e Gramozit në Kolonjë dhe në Mokër të Pogradecit.
