Të paktën 13 persona kanë ndërruar jetë dhe 9 të tjerë janë zhdukur, pas një stuhie tropikale që goditi Filipinet.
“11 komunitete u përmbytën, por situata u qetësua të martën në mëngjes,” tha Rosellio Scheding, oficeri për komunikimin në provincën Kagayan për AFP.
Rrugët kryesore dhe urat vijojnë të jenë të përmbytura, ndërsa uji ka nisur të tërhiqet ditën e sotme.
Këshilli Kombëtar i menaxhimit të fatkeqësive tha se shumica e viktimave e humbën jetën për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve. Dëmi ishte i madh në rajonet veriore të Filipineve, ku rreth 2 mijë njerëz janë evakuuar në vende të sigurta. Ndërkohë, dëmi që stuhia ‘Kompasu’ ka shkaktuar në bujqësi shkon rreth 9.7 milionë dollarë.
Kjo është stuhia e 13 që godet Filipinet këtë vit. Tajfunet dhe stuhitë tropikale e godasin rregullisht arkipelagun Filipine. Rreth 20 tajfune futen në Azinë Juglindore çdo vit. Filipinet, Luzoni verior dhe Visayas lindore janë zonat më të prekura.