Të paktën 6 persona kanë ndërruar jetë dhe 12 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm terrorist në Norvegji mbrëmjen e sotme, ku një burrë qëlloi qytetarët me shigjeta raportojnë mediat.
I dyshuari u kap pas sulmit në qytetin Kongsberg, 80 milje (80km) në jug-perëndim të kryeqytetit, Oslo, tha një zëdhënës i policisë.
“Burri është kapur nga informacioni që kemi tani, ky person i ka kryer këto veprime i vetëm,” u tha gazetarëve ai.
“Disa njerëz janë plagosur dhe disa kanë vdekur.”-thë më tej zëdhënësi i policisë.
Mediat lokale raportuan për një operacion të madh të reagimit emergjent në qytet, duke përfshirë policinë e armatosur, dy helikopterë dhe më shumë se 10 ambulanca.