14.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

E rëndë në Qerret/ 4 turistët rus gjenden të vdekur në saunën e hotelit

- Advertisement -spot_imgspot_img

KAVAJË– Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmbje në Qerret të Kavajës, ku katër turistë rusë, 2 buura dhe 2 gra, janë gjetur të vdekur brenda saunës së një hoteli. 

Burime për Kuqezi bëjnë me dije se turistë kanë qëndruar në sauna më shumë nga sa lejohet e për rrjedhojë janë asfiksuar. Mësohet se viktima kanë mbetur Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkova, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, të afërm me njëri-tjetrin. 

4 turistët rus ndodheshin në Shqipëri prej një jave me një grup tjetër, ku këta të fundit kanë vënë re mungesën e tyre prej një kohe të gjatë dhe më pas kanë ngritur edhe alarmin. 

Kjo ngjarje ka ndodhur nē hotel “Gloria”, teksa mbi këtë rast është informuar edhe ambasada ruse në Tiranë. Policia dhe Prokuroria e Tiranës janë nisur për në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img