Pas përfundimit të votimeve për zgjedhjet lokale, partitë në pushtet, Lidhja Social Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, në vlerësimet e para flasin për epërsi në shumë komuna. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se kjo parti që në rrethin e parë ka fitues në tri komuna në ndërsa në komunat tjera kandidatët e saj janë në epërsi.
Kryetari i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në daljen e parë, tha se ata shkojnë në balotazh në plot 36 komuna edhe në Shkup. Ndërsa udhëheqin bindshëm në disa komuna të tjera.
Kryetari i KSHZ-së, Alaksandar Dashtevski, tha se ka pasur 286 ankesa për te drejtën e votës, ndërsa vetëm 217 u pranuan, të tjerat janë hedhur poshtë. Ndërsa vazhdon përpunimi i te dhënave, janë përpunuar te dhënat për 1662 vendvotime 47.76% te përpunuara për kryetare komunash dhe 45.83% këshilltar. Për Qytetin e Shkupit janë përpunuar 17% të të dhënave për kryetar.