Në foltoren e mbajtur sot në Berat ish-kryeministri Sali Berisha tha se javën e ardhshme do të shpallë datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në fjalën e tij Berisha e la të hapur mundësinë e rikandidimit për kryetar të PD-së, duke u shprehur se është i hapur për çdo detyrë në harkun kushtetuese.
“E gjithë kjo përpjekje është që ju të zgjidhni kryetarin. Sali Berisha në mënyrë të padiskutueshme është i hapur siç kam deklaruar në datën 20 maj për çdo detyrë në harkun Kushtetues, përfshirë edhe kryetar i PD. I përket anëtarësisë të zgjedhë kryetarin e saj. Javën që vjen do të shpall datën e mbledhjes së Kuvendit dhe do të mblidhemi të sigurt në të drejtën tonë”, u shpreh Berisha.