13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Tiranë/ Shoferi i dehur futet me të kuqe, shkakton aksident tragjik me dy viktima! Me vete mbane dhe një pushkë

- Advertisement -spot_imgspot_img

Dy viktima është bilanci i një aksidenti  të rëndë që u shënua orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, ku janë përfshirë në një aksident mjeti “Citoren” me drejtues Emirjan Dokon, 30 vjeç dhe mjeti me drejtues Luan Cenollarin.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë ndërruar jetë Cenollari dhe pasagjeri në automjetin e tij, i identifikuar si Ali Bejo 69 vjeç.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë Emirjan Doko, i cili ka qenë i dehur në timon, ka qarkulluar me shpejtësi si dhe është futur me semafor të kuq. Nga kontrolli i mjetit të tij është gjetur një armë zjarri e llojit pushkë 20-she.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet mbi këtë ngjarje. Doko është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img