10.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Derdhet naftë, ndotet në 1 km vija bregdetare e Shëngjinit, shpallet në kërkim kapiteni i anijes

- Advertisement -spot_imgspot_img

Bregdeti i Shëngjinit është ndotur për shkak të derdhjes së një sasie nafte. Ndotja, e shtrirë 1 km të gjatësisë bregdetare, është konstatuar ditën e sotme nga banorët, duke krijuar një situatë mjaft problematike, jo vetëm për shkak të aromës së rëndë, por edhe dëmit që i shkakton botës nënujore.

Sakaq policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim E. K, nga Durrësi, kapiten i anijes, pasi dyshohet se ka hedhur mbetje vajore duke ndotur ujin në detin e Shëngjinit.  Anija ‘Frojdi’, e cila dyshohet të ketë ndotur ujërat e Shëngjinit, ka dalë rreth orës 11, nga Porti i Shëngjinit dhe është nisur drejt Porto Margera në Itali. Dyshimet për ndotje nga ky mjet lundrues lidhen me kohën dhe itinerarin e lëvizjes, por do të jenë analizat që do provojnë diçka të tillë.

Banorët u shprehen se nuk e dinë nga se është shkaktuar ndotja, duke hedhur dyshime mbi anije që mund të kenë derdhur mbetje.

“Ndotja është konstatuar sot, pamë që ka prezencë të naftës, dallohet edhe nga aroma. Ndotja është e madhe, i bën dëm edhe jetës së gjallë në det. Krijohet edhe impakt negativ për ata turistë të paktë që janë në këtë periudhë. Është një aromë shumë e rëndë. Nuk e dimë se çfarë e ka shkaktuar ndotjen, por mund te ketë qenë anije që bëjnë shkarkimin këtu, derdhin mbetjet. Deri më tani askush nuk ka ardhur për të kryer verifikime”, shprehet një banor.

“Ndihet një erë e rëndë naftë, është ndotja katastrofike, ky është krim, a behët qëllim me shkatërruar Shëngjinin. Është tepër e rëndë, kush mban përgjegjësi? Rama tha se Lezha është numër një nga pastërtia, kjo është pastërtia?”, tha një tjetër banor.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img