10.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Beatrixi i mori Donaldin, krah të dashurës Vin Veli thumbon Bora Zemanin, reagimi epik

- Advertisement -spot_imgspot_img

Donald Veshaj dhe Betrix Ramosaj janë në qendër të vëmendjes këto ditë, për shkak të historisë së tyre të re të dashurisë që po lind shtëpinë e Big-Brother. Kjo histori tërhoqi vëmendjen pasi është e përfshirë edhe moderatorja Bora Zemani për shkak të lidhjes që ka pasur më parë me Donaldin.

Por duket se Donaldi ka krijuar ndjenja të reja brenda shtëpisë, duke harruar edhe puthjen e famshme me Borën në sytë e mijëra teleshikuesve.

Kjo situatë sigurisht që nuk mundi të kalonte pa komentuar edhe nga ish-bashkëshorti i Borës dhe babai i djalit të saj, Vin Veli.

Ai postoi ditën e djeshme gjatë spektaklit një foto pranë partneres së tij aktuale, duke vendosur dhe një emoji ‘kokoshkash’.

“Na ndihmoni me ca kokoshka”, shkroi Vin Veli.

Partnerja Sarah gjithashtu e ka ripostuar foton që hodhi Vini, e cila më pas u fshi prej tij, pasi filloi dhe mori zë nëpër portale.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img