10.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

PD propozon ndryshime në Kodin Penal, Basha: Politikanët që përdorin krimin në fushata elektorale të dënohen me 22 vite burg

- Advertisement -spot_imgspot_img

Partia Demokratike do të propozojë ndryshime në Kodin Penal me argumentin se duhet një pastrim i politikës nga krimi. Krahas vettingut në politikë, Basha thotë propozimet në ndryshimet do të bëhen bazuar në Kodin Penal, italian, (n. 416 ter), të cilat ashpërsojnë dënimet nga krimet zgjedhore.

Sipas propozimeve të PD-së, kushdo që pranon drejtëpërdrejt apo nëpërmjet ndërmjetësve, premtimin për të fituar vota nga elementë të krimit të organizuar, në shkëmbim të parave apo favoreve të tjera, dënohet me 15 vite burg. I njëjti dënim, sipas Bashës, parashikohet edhe për elementët e krimit të organizuar që kanë dhënë premtime të tilla, apo këdo tjetër që rezulton i përfshirë. 

Një tjetër propozim që bën PD, është kur politikanët që zgjidhen me ndihmën e krimit, të dënohen me 22 vite burg.

“Krahas vettingut në politikë, me qëllim dhënien fund njëherë e mirë lidhjeve të botës së krimit me politikën, PD do të propozojë ndryshimin e Kodit Penal, në përputhje me Kodin Penal italian (n. 416 ter), duke ashpërsuar dënimet për këdo që kryen krime zgjedhore.

1. Kushdo që pranon drejtëpërdrejtë apo nëpërmjet ndërmjetësve, premtimin për të fituar vota nga elementë të krimit të organizuar, në shkëmbim të parave apo favoreve të tjera, dënohet me 15 vite burg.

2. I njëjti dënim parashikohet edhe për elementët e krimit të organizuar që kanë dhënë premtime të tilla, apo këdo tjetër që rezulton i përfshirë.

3. Nëse politikani, i përfshirë në një skemë të tillë, zgjidhet, ai dënohet me 22 vite burg.

4. Politikanit dhe kujtdo që përfshihet në veprimtari të tilla i ndalohet përjetësisht ushtrimi i funksioneve publike.

Qeverisja dhe fatet e shqiptarëve nuk mund të diktohen nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Partia Demokratike do të bëjë gjithçka që zëri i qytetarëve shqiptarë të dëgjohet dhe vullneti i tyre të respektohet”, shkruan Basha.

Kujtojmë se PD ka depozituar ne Kuvend kërkesën për ndryshimet kushtetuese ku kerkohët zhbërja e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2020 kur PD nuk ishte në Kuvend. Gjithashtu PD kërkon vettingun e politikanëve, si edhe ndryshime në hartën territoriale të vendit.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img