13.5 C
Tirana
E premte, 1 Dhjetor, 2023

Nata e tretë e luftës në Ukrainë, Rusia urdhëron sulm në të gjitha drejtimet: Negociatat dështuan!

- Advertisement -spot_imgspot_img

KIEV-Lufta vijon të intensifikohet në Ukrainë, ku në ditën e tretë të bombardimeve rusët duket se kanë përparuar drejt Kievit. Nata e sotme pritet të jetë e gjatë në kryeqytetin ukrainas i cili tashmë është në shtetrrethim gjatë gjithë natës.

Ndërkohë që Rusia ka urdhëruar sulm në të gjitha drejtimet pasi sipas saj tentativat për negociatat dështuan.

Para diten e sotme Presidenti i Ukrainas, Zelensky në një deklaratë për media thotë se planet e Rusisë për ta kapur dështuan dhe se ushtria ukrainase iu ka prishur planet rusëve. Zelensky tha se kryeqyteti Kiev dhe qytetet kryesore rreth tij ishin ende nën kontrollin e ushtrisë ukrainase.

“Shkatërrimi nga raketat dhe artileria e ndërtesave të banimit është argumenti përfundimtar që bota të jetë pranë nesh në ndalimin e pushtimit të pushtuesve”, tha ai.

Zelenky i bëri thirrje përsëri ukrainasve që t’i rezistojnë pushtimit rus dhe pati një fletës për të gjithë miqtë jashtë se kush do të vijë të mbrojë Ukrainën është i mirëpritur të bashkohet me ne. Ai tha gjithashtu se Ukraina ka fituar anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko teksa ka shpallur një shtetrrethimi të ri për kryeqytetin ukrainas nga ora 17:00 deri në 08:00 të mëngjesit, paralajmëroi: “Të gjithë civilët në rrugë gjatë orës policore do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut.”

Zelensky zhvilloi edhe një telefonatë me presidentin francez Macron, ku kishjte marrë zotimin “se armë dhe pajisje nga partnerët ndërkombëtarë janë rrugës”

“Armët dhe pajisjet nga partnerët tanë janë rrugës për në Ukrainë. Koalicioni kundër luftës po funksionon!’- shkruan Zelensky.

Mëngjesin e sotëm u bombardua një godinë banimi për civile, një pallat shumëkatësh.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ditën e djeshme, ashtu siç pritej, nuk miratoi dot rezolute kundër ndërhyrjes në Ukrainë, për shkak të vetos së Rusisë. Megjithatë të gjithë kombet e pranishme kanë duartrokitur shtetin e Ukrainës, pasi ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, bëri thirrje për një moment heshtjeje për të nderuar ata që kishin vdekur në Ukrainë.

Ushtria ukrainase thotë se deri tani janë vrarë më shumë se 3,500 ushtarë rusë dhe pothuajse 200 janë zënë robër. Ata shtojnë se Rusia deri më tani ka humbur edhe 14 avionë, 8 helikopterë dhe 102 tanke./Shqiptarja.com

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img