4.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Lufta Rusi-Ukrainë ndikon direkt Shqipërinë, benzina arrin 210 lekë litri, nafta shtrenjtohet në 199 lekë/litër

- Advertisement -spot_imgspot_img

Lufta Rusi-Ukrainë ka nisur të jap menjëherë efekte në tregjet tona, ku nuk shmangen as abuzimet. Në ditët e kaluara Report TV, ka transmetuar edhe shtrenjtim të menjëhershëm të grurit, ndërsa sot ka njohur një rritje të vrullshme tregu i karburantit në vend.

Sot nafta ka arritur në çmim rekord, ku një litër është shitur me 198-199 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 4-5 lekë brenda pak javësh.

Nga ana tjetër rritja më e lartë është regjistruar tek benzina, pasi nga 196-199 lekë që ishte, tanimë po ju shitet konsumatorëve 208-210 lekë litri, duke arritur në rekord historik. Nga muaji shkurt deri këtë të mërkurë (2 mars) benzina është shtrenjtuar me 10-15 lekë.

Rritja e çmimit të hidrokarbureve u paralajmërua menjëherë edhe nga shoqatat e bizneseve të cilat pohuan se një konflikt i tillë, do të ulte sasitë e furnizimit me gaz të Evropës, e për pasojë do të shtrenjtohet edhe karburanti.

Por një rritje e tillë e menjëhershme nuk përjashton mundësinë e një abuzimi në treg, pasi kompanitë e hidrokarbureve ashtu si edhe të grurit e miellit, kanë rezerva të mjaftueshme për të mos rritur menjëherë çmimet e produkteve të tyre.

Ndërkohë në bursën ndërkombëtare nafta e papërpunuar Brent u shtrenjtua me 6% duke kapur nivelin më të lartë të tetë viteve mbi 111 dollarë për fuçi./Shqiptarja.com

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img