11.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Dhjetor, 2023

Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Vlerësoj ndihmën e Shqipërisë! Kryeministri: Do doja të kisha bërë më shumë, keni mbështetjen e shqiptarëve

- Advertisement -spot_imgspot_img

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike lidhur me situatën në Ukrainë, që prej 10 ditësh ndodhet nën bombardimet ruse. Teksa kryeministri Rama i ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë me të gjitha mënyra që ajo ka mundësi edhe pse do të donte të bënte më shumë, Zelensky ka shkruar se është mirënjohës për mbështetjen e Ukrainës në këto ditë të vështira.

Rama ndan një fjalë të pakët nga biseda që ka zhvilluar me Zelenskyn ku e garanton atë jo vetëm se Shqipërisë do e mbështesë atë në OKB së bashku me SHBA si bashkëpenëmbajtës, por edhe dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë

“Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës. I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër Zelensky ka vlerësuar ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë.

“Pata një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Folëm për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës”, shkruan Zelensky.

Një pjesë e bisedës mes tyre

ER: Alo?

VZ: Alo, Kryeministër,

ER: Po

VZ: Jam Presidenti I Ukrainës

ER: Z. President, si jeni?

VZ: Faleminderit shumë, Z. Kryeministër, faleminderit për këtë telefonatë

ER: Jo, faleminderit juve. Nuk dua t’ju përsëris atë çka po thotë e tërë bota për ju, por thjesht po ju them se do të doja të mund të bëja më shumë për ju, për vendin tuaj! Dhe uroj që të triumfoni.

VZ: Faleminderit Kryeministër. Nëse doni që ne të triumfojmë, dua t’ju siguroj që ne e kemi edhe aftësinë edhe forcën tonë.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img