Moti i keq e ka bërë të pamundur zhvillimin e zgjedhjeve në 3 qendra votimi në Shkodër. Shkak i anulimit të zgjedhjeve u bë dëbora e dendur, që pamundësi dërgimin e materialeve zgjedhore e po ashtu as komisionerët nuk mundën të shkonin për të hapur procesin e votimit. Ndërkohë në qytetin e Shkodrës janë hapur të gjitha qendra e votimit dhe procesi vijon si normalisht.
Në Shkodër rrezikohet të përsëritët procesi zgjedhor në të gjithë bashkinë. Kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1300 votues, procesi përsëritet sepse Kodi Zgjedhor përcakton që nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një apo disa qendra votimi numri i zgjedhësve në këto qendra votimi është më i madh se diferenca mes kandidatit fitues dh e kandidatit të dytë atëherë zgjedhjet shpallen të pavlefshme në të gjithë bashkinë. Kjo mbetet për t’u parë. Zgjedhjet u anuluan në këto 3 qendra pasi nuk munden të shkojnë materialet zgjedhore për shkak të motit të keq.