4.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

PS fiton në 5 Bashki! Berisha merr Shkodrën! Basha humb sërish

- Advertisement -spot_imgspot_img

Partia Socialiste ka siguruar fitoren në Vorë, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Dibër, ndërsa është drejt fitores së sigurt në Durrës. 

Vetëm bastioni i djathtë, Shkodra është rreshtuar në krah të Sali Berishës, ku kandidati Bardh Spahia udhëheq, duke lënë pas kandidaten e PS-Majlinda Angonin dhe atë të PD-së Xhemal Bushatin.

Këto zgjedhje nxorrën në pah sërish humbjet e Lulzim Bashës, por kësaj radhe humbja është edhe më e hidhur. Basha është mundur në këtë ‘betejë’ nga ish-lideri i PD-së Sali Berisha. Këto zgjedhje e rreshtuan PD si forcën e tretë politike në vend.

Në Lushnjë kryebashkiakia e re është Eriselda Sefa, e cila ka marrë 21.476 vota. Kandidati i Bashës, Indrit Sefa ka marrë 3877 vota, e ndërsa me një diferencë të thellë nga ai, kandidati i koalicionit Berisha-Meta është renditur i dyti me 11.191 vota.

Në Rrogozhinë kreybashkiaku i ri është Edison Memolla nga PS, i cili ka marrë 5401 vota, ose 60.3% të votave. Në vend të dytë qëndron kandidati i Lulzim Bashës, Ferdinand Saraçi me 1959 vota, dhe i treti Hekuran Xhani i ‘Shtëpisë së Lirisë’ së Sali Berishës me 1594 vota. Kjo është e vetmja bashki ku Lulzim Basha e ka mundur Sali Berishën.

Në Vorë, kryebashkiaku i ri është Blerim Shera nga PS, i cili ka marrë 8431 vota, një diferencë të madhe me kandidatët e tjerë. Gjithashtu ajo që vihet re është se dhe koalicioni Berisha-Meta marrin 4-fishin e votave krahasuar me Bashën. Lulzim Vrana i koalicionit Berisha-Meta mori 2956 vota dhe Ymer Marku i PD mori vetëm 764 vota.

Në Bashkinë Durrës kryebashkiakia e re është Emirjana Sako e PS-së me 20.831 vota. Krahasuar me zgjedhjet e vetëm një viti më parë Partia Socialiste ka përmirësuar rezultatin e saj duke u rritur me gati 8% të votave.  Ardian Muka i ‘Shtëpisë së Lirisë’ renditet i dytë me 19,594 vota, ose 23.6 % të votave. Ndërsa i treti kandidati i Lulzim Bashës, Luan Hoti me vetëm 7,937 ose rreth 12%.

Në Bashkinë e Shkodrës janë numëruar 220 nga 250 qendra votimi në total, ku kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Bardh Spahia kryeson me 18307 vota, 44%. E dyta Majlinda Angoni me 16311 vota, ose 39%. Xhemal Bushati i Lulzim Bashës 6597 vota, gati 16 % të votave.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img