Pas shpërthimit Mariupol në spitalin e fëmijëve, edhe në qytetet Lutsk dhe Dnipro janë vënë në shënjestër të sulmeve ruse. Mëngjes u goditën për herë të parë disa qytete perëndimore në Ukrainë, ndërsa alarmi për bombardime është dhënë edhe në Kiev. Ndërsa presidenti rusa Putin ka aktivizuar në luftë edhe 16 mijë vullnetarë nga Lindja e Mesme.
aralajmërimet e ushtrisë dhe zyrtarëve ukrainas se Bjellorusia do të sulmojë Ukrainën mbrëmjen e sotme po shtojnë frikën dhe ankthin tek qytetarët. Sipas informacioneve të publikuara në mediat vendase, sulmi pritet të ndodh përpara orës 21:00 me orën lokale. Paralajmërimi për sulm vjen vetëm disa orë pasi diktotatori bjellorus Lukashenko zhvilloi një takim me Putin.
Rusët kanë rikthyer sërish makthin bërthamor. Pas sulmeve të ditëve të fundit në zonat bërthamore të Çernobilit dhe Zaporizhzhisë , forcat ruse dje, ata bombarduan institutin e fizikës dhe teknologjisë në Kharkiv , qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, ku ndodhet një reaktor bërthamor eksperimental . Sipas Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Brendshme, ndërtesat morën flakë. Zjarrfikësit arritën të shuanin flakët , por Gerashchenko tha se një bombë goditi një ndërtesë që nëse dëmtohet ‘mund të çojnë në kontaminim radioaktiv të mjedisit’.
Për administratën bërthamore të Ukrainës, Rusia ka kryer “një akt të ri terrorizmi bërthamor “. Sulmi vjen pas alarmit të lëshuar dje nga Shtëpia e Bardhë se Rusia mund të “përdorojë armë kimike ose biologjike” në Ukrainë . Sot në 11.00 me orën e Nju Jorkut zhvillohet mbledhja e Këshillit të Sigurimit, e kërkuar nga Rusia, e cila akuzon Shtetet e Bashkuara (pa prova) për zhvillimin e programeve të armëve biologjike në territorin ukrainas. Presidenti Zelensky në një fjalim natën vonë ka hedhur poshtë pretendimet e Rusisë se Ukraina po zhvillon armë biologjike.
Nga ana tjetër forcat ruse janë afruar tre milje (5 km) më afër Kievit në 24 orët e fundit, thotë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane. Ndërsa lidhur me evakuimin e popullsisë, Kievi Zyrtar thotë se ende asnjë civil nuk është evakuuar nga Mariupol për shkak të bombardimeve të forta ruse, të cilat nuk lejojnë as dërgimin e ndihmave humanitare të dërguara nga qeveria e Kievit.
Bisedimet e paqes mes ministrave të jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë në Turqi përfunduan pa ndonjë përparim drejt armëpushimit. Në 24 orët e fundit, Rusia tha se korridoret humanitare do të hapen çdo ditë në orën 07:00 GMT për të lejuar evakuimin e civilëve nga pjesë të caktuara të Ukrainës. Kjo përkundër dështimit të disa armëpushimeve të rënë dakord.
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen paralajmëroi se ditën e nesërme do të parashtrohen sanksionet e reja që do të ndërmarrë BE ndaj Rusisë, në mënyrë që të izolohet edhe më shumë ekonomikisht. Ajo tha se kjo vjen edhe si një përpjekje për të rritur koston e Putin, lidhur me luftën në Ukrianë.
Nga ana tjetër, SHBA ka vendosur të ndalojnë importet nga Rusia të vodkës dhe havjarit dhe të revokojnë statusin e “kombit të favorizuar në tregti”.