4.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Grida Duma: Basha ka afat deri nesër për tu dorëhequr

- Advertisement -spot_imgspot_img

Deputetët demokratë nuk do t’i falin Lulzim Bashës humbje e gjashtë radhazi. Grida Duma nga Elbasani ka deklaruar se i kanë thënë afat kryedemokratit deri ditën e nesërme që të dorëhiqet. Depuetetja është treguar e ashpër me Bashën duke thënë seai nuk ka asnjë rrugë tjetër përveçse të tërhiqet.

Duma tha se Partia Demokratike nuk mund të zvogëlohet më dhe për këtë duhet gjetur një zgjidhje. Sipas Dumës duhet të ngrihet një Komision i përbashkët me Foltoren dhe të hapen zgjedhjet e brendshme në parti. Kujtojmë që kjo zgjidhje është propzuar edhe nga disa deputetë të tjerë të grupit parlamentar. 

“Solidariteti i treguar për të qenë bashkë me Bashën nuk duhet keqpërdorur për të zvogëluar PD. Në ka një arsye të vetëm për të cilën kemi qëndruar në bllok si grup parlamentar për të kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës është vetë një, Partia Demokratike nuk mund të zvogëlohet më. E dalë forcë e tretë më 6 mars  demokratët nuk pranojnë të jenë humbës. Për këtë arsye asnjë mekanizëm dhe keqardhja e disa individëve që në shumicën e rasteve janë të emëruar dhe jo të zgjedhur me votë, nuk duhet keqpërdorur për të keqpërdorur PD. Duhet secili të qartësohet se nëse i bën dëm PD duhet të bëj hap pas në mënyrë të parevokueshme.

Deputetët i kanë lënë kohë deri nesër siç edhe ai kërkoi në mbledhjen e grupit parlamentar. Lulzim Basha tha se hapi im pas dhe tërheqja ime është e padiskutueshme, me jepni pak kohë dhe mundësinë që të qartësohem me disa struktura të tjera për të bërë gjetur një mënyrë konstruktive për t’u tërhequr. Lulzim Basha nuk ka rrugë tjetër përveçse të tërhiqet. Aksionet e demokratëve nuk mund të keqpërdoren nga një aksioner i vetëm që vetëm ka humbur.

Ka vetëm një strategji, ndërtimi i një komisioni me bazë të gjerë me PD dhe Foltoren, të cilët ta çojnë PD drejt një procesi zgjedhor që do të zgjasë disa muaj”, tha Duma.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img