10.5 C
Tirana
E martë, 5 Dhjetor, 2023

Konfirmohet rasti i parë i gripit të pulave në Durrës, karantinohet ferma! Ministria: Virusi nuk kalon nga shpendët tek njerëzit

- Advertisement -spot_imgspot_img

Konfirmohen rasti i parë me gripin e pulave në Durrës. Në një nga fermat e mbarështimit të pulave është konstatuar prania e virusit H5N8, i njohur si gripi i shpendëve.

Sipas ministrisë së Bujqësisë kampioni është marrë më 19 mars ku është vërtetuar gripi i shpendëve dhe ferma e pulave është vendosur në karantinë, ndërsa shton se hetimi epidemiologjik deri më sot flet për rast të izoluar.

Ministria sqaron se virusi nuk kalon nga shpendët tek njerëzit, kështu që mund të konsumohen produktet e tyre, por  sugjerohet që mishi i pulës të gatuhen në temperatura mbi 70°C.

Pak ditë më parë edhe dy ferma të rritjes së shpendëve në Durrës, të cilëve u kanë ngordhur 200 mijë pula u vendosën në karantinë. Ngordhja e pula ka ardhur si pasojë e sëmundjes së ‘Laringotrakeitit’ që nuk  transmetohet tek njerëzit dhe se prek kryesisht shpendët, por mbetet e paqartë nëse kampioni i marrë që vërtetoi rastin me gripin e shpendëve ishte nga këto dy femra apo jo.

- Advertisement -spot_imgspot_img
LAJMI FUNDIT
- Your ads here -spot_img
TË NGJASHME
- Your ads here -spot_img