Kriza energjetike ka bërë që qeveria të marrë masa për kurzimin e saj. Nga sot është futur në fuqi zbatimi i planit, ku nga sot do të fiken dritat në të gjitha akset kryesore të vendit. Ndërkohë, pas orë 00:00 në institucionet do të ndërpritet energjia elektrike për tu rikthyer sërish në mëngjes. Masat u bënë me dije nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë një konference për shtyp.
Për shkak të ndërprerjes së dritave në akset kryesore rocknews.al iu bën apel shoferëve që të udhëtojnë me kujdes dhe të respektojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor për të mos u bërë burim aksidenti. Por, ministrja Balluku theksoi se nuk do të ketë ndërprerje të energjisë në akset që janë problematike si edhe në rrethrrotullime.
“Duke qenë se reshje nuk do të kemi në 2 javët e ardhshme, rëndohet situata dhe do i drejtohemi importit, si rrjedhojë do të na duhet të konsumojmë sa më pak energji elektrike. Nesër është bërë kërkesë importi 17 mijë e 800 MËh energji.
ARRSH në bashkëpunim me OSHEE do të marrin masat për ndërpjerje në disa akse rrugore kombëtare, si Tiranë-Durrës, Qafë Kashar-Rinas, Korçë-Ersekë, Lin-Pogradec etj. Po ashtu ndërprerje do të ketë edhe në akset kombëtare në degëzim, siç janë Bypass i Fierit me hyrje dalje, Lezhë-Shëngjin dhe Shkodër-Hnai i Hotit. Nga këto masa nuk do të preken ato aske që cënojnë sigurinë rrugore, siç janë rrethrrotullimet.
Gjithashtu edhe institucionet do të kufizojnë energjinë për ndriçime të panevojshme dhe jo të domosdoshme, duke nisur nga ora 00:00.
Nga këto masa, mbrohen abonetët e tensionit të mesëm, familjarë, biznesi i mesëm, për të cilët nuk do të ketë ndryshim në çmim.
Sasitë në tregjet ndërkombëtare janë të limituara, ndaj kërkojmë mirëkuptimin tuaj,” u shpreh ministrja Balluku.