Dorëheqja e Lulzim Bashës si kryetar i PD ka vënë në lëvizje Grupin Parlamentar që të gjejnë një mënyrë që të bashkojnë demokratët. Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj përmes një deklarate për qëndrimin e grupit të PD për situatën e krijuar ka kërkuar nga deputetët e Komisionit të Rithemelimit që të largojnë Sali Berishën dhe të gjejnë një mekanizëm për bashkimin e PD. Por kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Komisioni i Rithemelimit, i cili tha se nuk është koha për ultimatume, por e cilësoi mundësi e mirë për të bashkuar demokratët dorëheqjen e Bashës.
Grupi parlamentar i PD thekson se respektimi i parimeve statutore të PD dhe shmangien e futjes së partisë në “listën e zezë” të SHBA, Berisha si person “non grata” duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD.
Alibeaj tha se grupi parlamentar i PD është i gatshëm të negociojë me deputetë që mbështesin Berishën dhe për ta bërë edhe më të lehtë negocimin e tyre, Alibeaj propozon për të pranuar një grup të Partive të Djathta Europiane për të lehtësuar ndërmjetësimin mes demokratëve të përçarë.
DEKLARATA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PD
1. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (GPPD) vlerëson aktin e dorëheqjes së Kryetarit të PDSH në funksion të zgjidhjes së problematikës së krijuar në PD dhe ku si pasojë e së cilës është shkaktuar një përcarje e thellë e PD nga qendra në bazë, si mekanizëm për zgjidhjen e konfliktit dhe për bashkimin e demokratëve.
2. GPPD i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të GPPD që të ofrojnë të njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, i cili duhet të distancohet nga vendimmarrja në PD, duke u bërë kështu pjesë e zgjidhjes për të shmangur përçarjen e PD dhe për të bërë të mundur bashkimin mes demokratëve. Në këtë rast kërkojmë respektimin e vlerave dhe parimeve statutore të PD, me qëllim shmangien e pasojave të deklaruara publikisht nga SHBA.
3. GPPD shpreh gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të
GPPD, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme, që sjell ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të brendshëm dhe i hap rrugë bashkimit. GPPD ngarkon strukturat përgjegjëse për të kërkuar një grup ndërmjetësimi nga Partitë Popullore Europiane, me qëllim lehtësimin e komunikimit dhe gjetjen e një zgjidhje afatgjatë dhe të pranueshme.
4. GPPD vlerëson se pas realizimit të dakordësisë për pikat e mësipërme, i hapet rrugë mundësisë për të gjetur një mekanizëm konsensual, në konsultim edhe me institucionet e tjera të Partisë, me funksion kryesor:
a. ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve.
b. përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe riorganizimin e partisë në bazë.c. përgatitjen e kushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në të gjitha strukturat drejtuese në qendër menjëherë pas zgjedhjeve lokale
Lulzim Basha dhe dje dorëheqjen si kryetar i PD-së, pas 9 vitesh si drejtues i kësaj partie. Vendimi i Bashës për dorëheqjen vjen pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku jo vetëm nuk fitoi asnjëra nga 6 bashkitë, por u rendit edhe forcë e tretë.
REAGON KOMISIONI I RITHEMELIMIT
Pas deklaratës së Alibeajt erdhi edhe reagimi i Komisionit të Rithememelimit. Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Tritan Shehu thotë se për të kjo nuk është një deklaratë që kërkon bashkimin e partisë, por përkundrazi. Ai thekson se përjashtimet nuk i shërbejnë as bashkimit të partisë e as demokratëve.