Ndonëse qeveria ka miratuar planin e kursimit të energjisë elektrike për shkak të krizës që ka kapluar vendin, Bashkia Tiranë nuk e respekton këtë vendim.
Nga një vëzhgim i kryer nga rocknews.al rezulton se në zonën e Qytet Studentit dhe në Bllok dritat qëndrojnë të ndezura edhe natën, ndonëse është marrë vendimi për t’i fikur me qëllim kursimin e energjisë elektrike.
Bashkia Tiranë po abuzon hapur me energjinë elektrike, ndërsa rocknews.al iu sjell edhe foto nga këto dy zona.

